e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Luhet takimi i fundit për sot, Flamurtari Bylis 0-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Luhet takimi i fundit për sot, Flamurtari  Bylis 0-0

Flamurtari - Bylis është takimi i fundit për ditën e sotme që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës. flamurtari bylisSkuadra e Ramadanit synon fitoren për t'ia larguar zonës së ftohtë. Nga ana tjetër të njëjtim qëllim kanë edhe ballshiotët.

Kategoria Superiore
Java e 26­-të

Flamurtari - Bylisi 16:00

Formacionet zyrtare

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Pashaj, Çerkini, Kuqi, Nikolini, Telushi, Hoxha, Telushi, Da Silva
Trajner: Zekerija Ramadani

Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Alla, Gava. Muçaj, Mbella, Varea, Hoxhaj
Trajner: Adnand Zilxhoviç

Minutat

Mbyllet pjesa e parë 0-0.
45'+1´
Goditje dënimi e ekzekuton Nikolini, Lakoste përplaset me njërin nga lojtarët e Bylisit, vendasit pretendojnë faull por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës.
Akordohet 1 minutë shtesë.
44´
Ylli Hoxha provon me të majtën nga distanca, devijon Alla, vendasit fitojnë goditje këndi. E ekzekuton Hoxha, del Frashëri.
43´
Mbella provon nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit.
41´
Goditje këndi për Bylisin. E ekzekuton Hoxhaj, grushton Lika, topi përfundon tek Muça i cili provon nga distanca por pa rezultat.
39´
Telushi krosn për Ylli Hoxhën në të djathtë, mesfushori pason për Da Silven në zonë i cili gjuan me kokë por jashtë kuadratit.
36´
Da Silva tenton brenda zonës së ballshiotëve por pa rezultat.
34´
Flamurtari përpiqet të gjejë hapësirat e duhura duke i bërë presion Bylisit.
31´
Kundërsulmon Bylis, provon të shfrytëzojë një goditje në gjysmëfushën e Flamurtarit por largojnë vendasit.
26´
Flamurtari vë në rrezik zonën e Frashërit, ndërton aksione dhe tenton të realizojë por mbyllin miqtë.
20´
Telushi provon nga distanca por pa rezultat.
15´
Loja përqëndrohet në mesfushë, lojtarët e Bylisit marrin kontrollin e topit për pak minuta, tentojnë të dalin në zonën e vendasve, por mbyllin mirë djemtë e Ramadanit.
09´
Muça shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
05´
Flamurtari e nis mirë, qarkullon topin, dhe tenton të gjejë avantazhin.
Starton sfida