PJESA E DYTE/ Ronaldo në hije ndaj Romës, Gent-Volfsburg 0-1
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Pas ndeshjeve të luajtura një natë më parë në Ligën e Kampionëve (Benfika-Zenit 1-0 dhe PSG-Çelsi 2-1), katër skuadra të tjera përballen sonte për 1/8.
Roma pret Realin e Madritid, ndërsa Gent luan ndaj Volfsburgut.
Pjesa e parë
Roma - Real Mardit 0 - 0
Pjesa e parë mes Romës dhe Realit u karakterizua nga një lojë të kujdesshme dhe pa shumë raste për shënimin e golit. Skuadrat shfrytëzuan kryesisht kundërsulmet për të rrezikuar portën kundërshtare. Edhe pse Reali dominoi me mbajtjen e topit, Roma u shfaq disa herë para portës, por pa konkretizuar.
Pjesa e parë
Gent - Volfsburg 0 - 1
Skuadra e Volfsburgut kaloi në avantazh ndaj Gent një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë. Goli u shënua në minutën e 44´ nga Draksler, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Pak minuta para fillimit të ndeshjeve, mediat ndërkombëtare zbardhen edhe formacionet.
FORMACIONET ZYRTARE:
Roma (4-2-3-1): Szczesny; Florenzi, Manolas, Rudiger, Digne; Vainqueur, Pjanic; Salah, Nainggolan, El Shaaraëy; Perotti. Trajner: Spaleti
Real Madrid (4-3-3): Keylor Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Modric, Isco; James, Benzema, Cristiano Ronaldo. Trajner: Zidane
