Agostineli fajëson sërish arbitrat: Na ndodhi si me Flamurtarin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli, bëri përgjegjës gjykimin e ndeshjes për moskualifikimin e ekipit të tij për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Në deklaratën pas ndeshjes, tekniku tha se skuadra bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin e luajtur ndaj Laçit, paçka se ishin këta të fundit që u kualifikuan për në gjysmëfinale.
"Sigurisht që jam i zhgënjyer pasi ajo skuadër që duhet të kualifikohej në gjysmëfinale duhet të ishte Partizani. Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, megjithatë ka pasur disa faktorë që nuk na lejuan të arrinim në gjysmëfinale",-tha Agostineli për "Supersport".
I pyetur se cilët ishin faktorët, tekniku u përgjigj: "Ju vetë mund ta shikoni që ka pasur disa vendime të dyshimte sot gjatë takimit, gjë e cila është e përsëritur edhe në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Mendoj se janë këto episode që ne na dëmtojmë shumë".
Në pamjet filmike që iu vunë në dispozicion nga regjia, Agostineli tha se goli i Raçiç (i anuluar), ishte i rregullt në minutën e 78', pasi sipas tij, Sukaj nuk e preku topin me kokë.