E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rezultatet/ Ronaldo-Rodriguez fundosin Romën (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rezultatet/ Ronaldo-Rodriguez fundosin Romën (VIDEO)

UPDATE/ Reali i Madritid fitoi 2-0 ndaj Romës në "Olimpiko", ndërsa Gent u thye nga Volfsburg me rezultatin 2-3. Skuadrat u përballën në ndeshjet e para për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Një natë më parë, Benfika fitoi ndaj Zenit 1-0 dhe PSG mundi Çelsin 2-1.

Roma - Real Mardid 0 - 2

Pjesa e parë mes Romës dhe Realit u karakterizua nga një lojë e kujdesshme dhe pa shumë raste për shënimin e golit. Skuadrat shfrytëzuan kryesisht kundërsulmet për të rrezikuar portën kundërshtare. Edhe pse Reali dominoi me mbajtjen e topit, Roma u shfaq disa herë para portës, por pa konkretizuar.

Ndryshe nga pjesa e parë, skuadra e Romës u shfaq më kërkuese ndaj golit në fillim të 45´ të para. Në minutën e 54´ të pjesës së parë El Sharaui nisi një aksion personal nga e majta, por e lëshoi shumë topin para në momentin e gjuajtjes dhe kjo bëri që të ndërhynte portieri i Realit, duke larguar rrezikun.

Kur dukej se Roma kishte marrë në dorë frenat e lojës, Reali gjen rrugën e rrjetës me anë të Kristiano Ronaldos në minutën e 57´. Pas pësimit të golit, skuadra e Spaletit nuk ishte më ajo e minutave të para. Reali dominoi lojën në vazhdim duke shënuar edhe golin e sigurisë në minutën e 86´ me anë të Rodriguez.

Foto Simone Raso - LaPresse 17 02 2016 Roma ( Italia ) Sport Calcio Roma vs Real Madrid Champions League 2015 2016 - Stadio Olimpico di Roma Nella foto: Cristiano Ronaldo Photo Simone Raso - LaPresse 17 02 2016 Rome ( Italy ) Sport Soccer Roma vs Real Madrid Champions League 2015 2016 - Olimpico Stadium of Rome In the pic: Cristiano Ronaldo

Pjesa e parë

Gent - Volfsburg 2 - 3

Skuadra e Volfsburgut kaloi në avantazh ndaj Gent një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë. Goli u shënua në minutën e 44´ nga Draksler, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pak minuta para fillimit të ndeshjeve, mediat ndërkombëtare zbardhen edhe formacionet.

FORMACIONET ZYRTARE:

Roma (4-2-3-1): Szczesny; Florenzi, Manolas, Rudiger, Digne; Vainqueur, Pjanic; Salah, Nainggolan, El Shaaraëy; Perotti. Trajner: Spaleti

Real Madrid (4-3-3): Keylor Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Modric, Isco; James, Benzema, Cristiano Ronaldo. Trajner: Zidane