e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ozil: Gjermania si Reali, te gjithe duan te na mundin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ozil: Gjermania si Reali, te gjithe duan te na mundin
Gjermania e Joakim Lëvit është vlerë suar maksimalisht për freskinë dhe filozofinë e lojës. Aktualisht kjo skuadër është më reja e këtij kompeticioni dhe e vetmja që ka korrur dy fitore në grup. Rekordmenët e Evropës kanë edhe stolin më të mirë në botë. Ecuria, filozofia, eksperienca dhe kualiteti në skuadër, kanë bërë që mesfushori Mesut Ozil të dalë në konkluzione dhe të vlerësojë “pancerat” e 2012- ës si më të fortit e të gjitha kohërave.

“Gjermania e sotme vërtet është e re në moshë, por ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe ka arritur majat. Shumë prej kritikëve tanë mund të thotë që na mungon një trofe, por ai do vijë shumë shpejt. Edhe pse është e vështirë të dalësh në konkluzione, mendoj se krahasimet të bindin që kjo skuadër është më e forta e të gjitha kohërave. Si ajo e kampionëve të 1954- ës, ’74-ës dhe ’90-ës. Jemi përmirësuar shumë. Jemi më konstant, më të vendosur dhe kemi fituar besim në vetvete, çka është edhe më e rëndësishmja”, – nënvizoi Mesut Ozil, i cili e krahason Gjermaninë aktuale edhe me Realin e Madridit.

Ai deklaron se e gjithë Evropa e ka zili Gjermaninë dhe duan ta ndëshkojnë atë, ashtu siç kanë skuadrat e tjera Realin e Madridit. “Në futboll ka shumë paralelizma. Ndër to mund të përmend dy rekordmenët e Evropës. Teksa ne na kanë inat dhe zili e gjithë Evropa, ashtu ndodh edhe me Realin e Madridit. Çdo kundërshtar dëshiron të na ndëshkojë, por sigurisht e kanë të pamundur.

E çuditshme, se edhe të voglat duan ta kenë këtë luks, fitoren ndaj nesh. Gjermania po përjeton të njëjtën situatë si te Reali dhe kjo më pëlqen”, – deklaroi mesfushori i kampionëve të Spanjës, Mesut Ozil, i cili është vlerësuar si fantazisti më i mirë i Evropës. Për sa i përket ndeshjes ndaj Danimarkës shton: “Nuk kemi frikë ndaj Danimarka, por për t’i mundur ata duhet të jemi në formë të mirë, pasi ata s’kanë ç’humbin”.