e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Frymezohet Olsen: Fitore si kampionet e vitit 1992

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Frymezohet Olsen: Fitore si kampionet e vitit 1992
Fitimi i Evropianit në vitin 1992 mund të shndërrohet në një frymëzim. Dita më e madhe e futbollit në historinë daneze i ka mbetur në mendje teknikut Morten Olsen. Më 26 qershor të vitit 1992 ai ishte me pushime dhe pa në televizor finalen e Evropianit ndërmjet Danimarkës dhe Gjermanisë. Danezët fituan me rezultatin 2-0 në Goteborg. Dhe ajo skuadër i ka ngelur në mendje teknikut Olsen, pasi ishte e balancuar dhe e tregonte forcën e saj kur duhej. “Ajo fitore mund të jetë një frymëzim për ne për këtë duel të radhës me gjermanët. Kjo tregon se në futboll edhe skuadrat jo favorite gjithmonë e kanë një shans”, – tha tekniku. Kështu ky është një paralajmërim për Gjermaninë. Danezët kërkojnë të përsërisin historinë pas 20 vitesh. Të dyja skuadrave u duhet një barazim që të mund të kalojnë grupin.

“JO E PAMUNDUR PËR NE”

Sulmuesi i Danimarkës, Niklas Bendtner, do të bëjë më të mirën e tij që përfaqësuesja të fitojë përballjen ndaj Gjermanisë. “Është një kënaqësi për ne që vazhdojmë akoma të jemi në garë në kampionatin evropian. Por gjithçka varet nga ne, sepse nëse humbim, atëherë i themi lamtumirë këtij turneu. Do të bëjmë të pamundurën që në fund të marrim një rezultat pozitiv”, – tha sulmuesi i Sandërlendit, Bendtner.