'Danimarke-Gjermani, ja celesi i suksesit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Unë do votoja për këtë Danimarkë, paçka se nuk e shikoj si atë të 1992-it kur dolëm Kampionë të Evropës. Do votoja jo aq për Danimarkën si skuadër, sesa për “timonierin” e saj, Morten Olsen. Ai është një teknik inteligjent, pikërisht ajo çka i duhet një skuadre pa shumë emra. Ka qenë trajneri im për 18 muaj te Brondbi e te Kopenhagen dhe sipas meje është një trajner që di se si të të motivojë. E di që ndoshta në Botërorin e 2010-ës mund të kishte bërë edhe më mirë, por disa lojtarë ishin krejt jashtë forme.
Ndërsa tjetër gjë tani: Olsen ka ditur të zgjedhë mes emrave ata që vërtet e kanë bindur dhe i kanë dhënë garanci. Sakaq gjykoj se edhe humbja me Portugalinë ishte më shumë rastësore sesa e ardhur nëpërmjet një logjike. Edhe pse mund të luash mirë, nuk është e thënë të fitosh gjithnjë. Vëreni me kujdes Barcelonën. Është skuadra më e mirë në botë. Nuk ka futbollist dhe opinionist që të mos e pëlqejë, por ja që Champions League e fitoi Çelsi, ekip më i disiplinuar dhe që diti të shfrytëzojë në maksimum rastet që pati në dispozicion. E njëjta gjë edhe për Danimarkë-Portugali.
Nëse do bëja edhe një krahasim me kohën time kur dolëm kampionë në 1992-in, unë shikoj më shumë lojtarë të fortë tani sesa atëherë. Daniel Ager, Kristian Eriksen, Niklas Bendtner ndoshta nuk kanë shumë emër, por dinë të të nxjerrin nga situata në çdo rast dhe të japin siguri.
Ndërsa për të ardhur te përballja me Gjermaninë do këshilloja mikun tim Olsen që të fokusohet te mesfusha e kësaj skuadre. Çdo gjë tek ekipi i Lëvit vërtitet te mënyra e organizimit të lojës dhe qarkullimi i topit, dhe jo pa qëllim është një nga ekipet që dominon ndaj çdo kundërshtari, paçka rezultatit, ashtu sikundër edhe Spanja. Pastaj kur nga njëra anë ke Manuel Nojerin, një prej portierëve më të mirë në botë sipas meje, dhe në sulm një “snajper” si Mario Gomez, sigurisht që gjërat bëhen gjithnjë e më të vështira, por jo të pamundura. Ndaj unë sërish votoj për Danimarkën time.