e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bierhof: Danimarka s'ka shanse ndaj nesh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bierhof: Danimarka s'ka shanse ndaj nesh
Menaxheri i përfaqësueses gjermane, Oliver Bierhof, i ka paralajmëruar lojtarët që ta marrin seriozisht këtë sfidë. Gjatë konferencës për shtyp, ish-kapiteni i “pancerave” e ka vlerësuar në maksimumin skuadrën dhe kërkon fitoren e tretë në grup. “Kjo ndeshje është vendimtare për ne, prandaj duhet të mbajmë të njëjtin ritëm.

Nëse japim gjithçka në fushë, Danimarka nuk ka shanse të fitojë apo të shënojë, prandaj duhet të jemi seriozë dhe të vëmendshëm, pasi skualifikimi mund të ndodhë shumë shpejt. Tani kemi fituar dy ndeshje dhe si rrallëherë duhet ta mbyllim me 9 pikë. Nëse mendojmë se na duhet një pikë, atëherë e kemi të humbur ndeshjen. Danimarka është një rival i hidhur për ne”, – nënvizoi Bierhof.