e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lahm: Ndaj danezeve, si kunder Holandes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lahm: Ndaj danezeve, si kunder Holandes
Kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm, është ndier i sigurt në dy ndeshjet e fundit. Në prag të sfidës së fundit në grup, ai ka këshilluar trajnerin Joakim Lëv që të ofrojë të njëjtin formacion si ndaj Holandës, për të mos pasur luhatje dhe çorientime në fushë. “Situata aktuale në grupe është komike.

Edhe pse ne kemi fituar dy ndeshje dhe Holanda asnjë, prapëseprapë mund të eliminohemi. Por, fakti që loja jonë ka qenë dominante dhe kemi qenë konstantë në paraqitjen tonë, jam i bindur se një pikë nuk do e kemi fare të vështirë për ta marrë. Jam i mendimit se nuk duhen bërë ndryshime. Duhet të përmirësohemi akoma në mbrojtje, ndërsa ofensiva të bëjë detyrën si ndaj Holandës”, – deklaroi mbrojtësi Lahm.