Lev kercenon Olsenin: Kete here te kapitulloj!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania është paralajmëruar nga rivalët e fundit në grup, Danimarka. Teksa “pancerat” kanë 16 vite pa fituar një trofe, aq vite kanë pa fituar edhe ndaj kampionëve surprizë të vitit 1992, Danimarkës, ndërsa për sa u përket dueleve Lëv-Olsen, “plakushi” ka fituar 1-0. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Joakim Lëv e kishte harruar këtë bilanc me homologun e tij dhe e ka kërcënuar me disfatë. Gjithashtu, Lëv nënvizon se do të bëjnë çmos të sigurojnë kualifikimin, ku u mjafton vetëm një pikë.
Z.Lëv, trajneri danez, Morten Olsen, s’ka humbur asnjë ndeshje ndaj Gjermanisë. Ndiheni nën presion?
Më befasuat, nuk e dija. Na duhet të kujdesemi nesër (sot) për këtë detaj dhe duhet ta ndryshojmë. Më pëlqen të jem fitues.
I keni marrë masat për t’u informuar për rezultatin e ndeshjes Holandë-Portugali?
Nuk dua të kem asnjë informacion mbi atë ndeshje. Nuk do të pyes askënd, edhe pse do të ketë njerëz që do interesohen për çdo 10 minuta.
Ç’vlerësim keni për kundërshtarët tuaj të fundit në grup?
Danimarka përbëhet nga shumë lojtarë cilësorë, prej të cilëve mund të veçoj Ager dhe Bendner. Kjo skuadër është homogjene, e pjekur dhe mjaft kompakte në stilin dhe filozofinë e lojës. I dimë anët e forta të saj. Ata mund të shpresojnë, por ne nuk njohim presion.
Kë do dëshironit të ndihmonit më shumë nga fqinjët, Danimarkën apo Holandën?
Nuk luajmë për bamirësi. Askënd s’do të ndihmojmë. Për ne e rëndësishme është të fokusohemi te loja jonë. Duam të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe të renditemi të parët në grup.
Ndaj Holandës premtuat ndryshime, por ajo nuk ndodhi. Do kemi surpriza në formacion këtë herë?
Gomez ka shënuar tre gola dhe është ndërthurur shumë mirë me këtë lojë. Prej tij nuk jam surprizuar, pasi të njëjtën paraqitje bëri dhe me Bajernin këtë sezon. Jam i mendimit se duhet të luajë sërish ai. Edhe me ecurinë e Ozilit kam mbetur shumë i kënaqur, ashtu si me Khedirën dhe Shvajnshtaigerin. Fakti që kemi formuar boshtin kryesor, do mundohemi ta përmirësojmë më shumë. Për sa u përket ndryshimeve mund t’ju them që në vend të Boatengut mund të aktivizojmë Benderin ose Hëvedesin. Ndërsa Podolski është i rëndësishëm për ne. Në moshën 27-vjeçare, si askush tjetër do zhvillojë ndeshjen e 100-të. Nuk ka vend për panik apo kritik, pasi çdo lojtar ka vendin e vet në kombëtare. Të gjithë na duhen.
Si është afrimiteti me lojtarët dhe a pretendoni të ndryshoni drejtim në karrierë?
Për mua këta lojtarë janë si “kolopuçët” e mi. Ne kemi një frymë shumë të mirë bashkëpunimi dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt. Për sa i përket karrierës, besoj se jam ende i ri. Kam një kontratë deri në 2014-ën dhe synimi im është ndeshja ndaj Danimarkës. Të jem i sinqertë, kam të gjitha forcat dhe dëshirën për të drejtuar një klub, por për këtë temë do të flasë vetë koha.