e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Operohet Muça, 6 javë jashtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Operohet Muça, 6 javë jashtë

Operohet Gentjan Muça. Lideri i mbrojtjes dhe mesfushës nuk i ka shpëtuar thikës dhe paraditen e djeshme është futur në sallë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

muca gentianPas kontrollit të specializuar që zhvilloi në Austri, konkretisht në një prej spitaleve të Salzburgut, doli edhe diagnoza e saktë për shqetësimin që po haste prej ditësh dhe e detyroi që të mungonte në dy ndeshje (me Bylisin dhe Flamurtarin).

Fatmirësisht nuk kishte krocat dhe as kartilago, por menisk. Ndërhyrja ka kaluar me sukses dhe tashmë gjendja e gjurit të lojtarit është mjaft e mirë.

mucaFaza rehabilituese kërkon afro 4 javë, ndërsa në momentin që ai do t'i bashkohet ekipit, rrjedhimisht do t'i duhen edhe disa ditë të tjera që të rikthehet në gjendjen e mëparshme dhe të marrë ngarkesa të plota, si pjesa tjetër e grupit. Pra në total do të detyrohet që të jetë larg fushave për afro 5-6 javë.

E megjithatë, kjo varet edhe nga reagimi që do të japë Muça, pasi rikuperimi mund të vijë edhe më shpejt se kaq. Mungesa e tij rëndon jo pak bardheblutë, duke ditur edhe peshën që ka ky element për skuadrën. Sipas një llogarie të thjeshtë, lojtari pritet që të humbasë pjesën e mbetur të fazës së tretë, konkretisht 6 ndeshje.

E sigurt është që Ilir Daja do t'i bëjë llogaritë pa këtë futbollist për ndeshjen me Skënderbeun, Teutën, Partizanin e Flamurtarin, ndërsa pezull do të jetë edhe për Vllazninë me Kukësin, pasi dy takimet e fundit do të varen nga gjendja e tij, sepse do të jetë në kontroll të vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Deklarata

Gentjan Muça pas operacionit i ka qetësuar tifozët duke sqaruar se gjithç- ka shkoi me sukses dhe që shumë shpejt do të rikthehet. "Operacioni ka shkuar shumë mirë. Rëndësi ka që nuk ishte dëmtim i rëndë, sikundër u mendua në fillim. E falënderoj klubin, presidentin, ekipin dhe tifozët që më qëndruan pranë në këtë moment të vështirë. Falënderoj Zotin për çdo gjë. Shumë shpejt do të rikthehem në fushë", deklaroi mbrojtësi nga Austria, në një mesazh që u postua nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Përgatiti: ADELA MERKO