Oliver Kahn: Bajerni do te fitoje tripleten
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli gjerman është në pritje të një trofeu ndërkombëtar. Teksa kanë kaluar 12 vite nga fitorja e fundit e Bajernit në Champions, ish-portieri legjendar i bavarezëve, Oliver Kahn, beson se në këtë sezon rekordmenët do të fitojnë tripletë. “Parashikoj se Bajerni do fitojë të tre trofetë këtë sezon”,- nënvizoi ishkampioni i Champions-it 2001, Oliver Kahn.
Bundesligë - “Bajerni nuk është dorëzuar për asnjë moment. Teksa në sezonet e kaluara kanë shprehur dobësi në fazën e dytë, kjo gjë është eliminuar këtë sezon. Ndikim mjaft pozitiv kanë pasur blerjet e verës dhe atmosfera e krijuar nga trajneri Hejnkes, i cili ka bërë që yjet e tij të pranojnë stolin dhe të jenë të gjithë të zëvendësueshëm. Në Bundesligë nuk kanë konkurrencë, përveç Dortmundit dhe deri diku nga Leverkuseni. Teksa kanë ditur të mbajnë ritmin, Bajerni ndodhet 15 pikë larg Dortmundit dhe titulli do të vijë shumë shpejt”, – analizoi
Kahn, duke shtuar për kupën:
Kupë - “Dortmundi është i përqendruar në Champions dhe nuk ka ditur të mbajë balancat mes kampionateve. Teksa barazoi 2-2 në Champions, vëmendja është te çerekfinalja e kupës kundër Bajernit. Këtë duel prestigji e fiton Bajerni dhe më pas edhe trofeun”…
Champions - “Bajerni është rikthyer në identitet. Trajneri Hejnkes ka integruar më së miri skemat e tij dhe falë tipave të ndryshëm në skuadër ka bërë që filozofia e tij të funksionojë. Presioni është ulur dhe janë plot mllef nga humbjet e dy finaleve. Mentaliteti fitues dominon. E them këtë edhe nga eksperienca ime. E di shumë mirë se sa energji dhe fuqi ka një skuadër kur vjen pas dy viteve pa tituj dhe pas 12 viteve pa Champions. Konkurrenca vërtet është e fortë, por te Bajerni nuk shoh asnjë dobësi”,- përfundoi Oliver Kahn.