Anceloti, akord me Realin per vitin tjeter
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi i Realit të Madridit po bëhet gati për një revolucion të madh në fund të sezonit. Me të gjitha gjasat, tekniku aktual i klubit spanjoll, Hoze Murinjo, nuk do të konfirmohet më në stolin e spanjollëve në sezonin e ardhshëm dhe vendin e tij mund ta zërë trajneri i PSG-së, Karlo Ançeloti.
Ndonëse ish-trajneri i Milanit ka një kontratë ekzistuese me skuadrën franceze, janë të pakta gjasat që ai të vijojë dhe për një sezon të trajnojë ekipin e PSG-së. Duket se dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të firmosur një marrëveshje paraprake, të paktën sipas asaj që raporton e përditshmja franceze “Le Parisien”, e cila thotë se “Karlo Ançeloti ka një lloj akordi parimor me Realin.
Nga të dyja palët ka pasur një marrëveshje, se ekziston dëshira për të bashkëpunuar në sezonin e ardhshëm”, ka shpjeguar një burim pranë trajnerit italian për gazetën franceze, e cila sqaron gjithashtu se PSG nuk ka ndër mend të mbajë Ançelotin, pasi kërkon të sjellë Murinjon në verë. Pikërisht, portugezi është çelësi i çdo lëvizjeje të mundshme, ndonëse në Spanjë janë të bindur se ai do të mbyllë këtë sezon dhe do t’i japë lamtumirën madrilenëve. Por, duke parë se presidenti i Realit, Florentino Perez, kërkon ta largojë, Murinjo gjithsesi e ka bërë të qartë se nuk ikën pa marrë 10 milionë euro si dëmshpërblim për prishjen para kohe të kontratës, e cila skadon në vitin 2016.
Gjithmonë sipas gazetës franceze, interes për teknikun italian të PSG-së kanë shprehur edhe Mançester Siti, Liverpuli dhe Arsenali, por duket se vullneti i tij është të provojë një aventurë në kampionatin spanjoll. Ndërsa në sezonin e ardhshëm madrilenët do të mendojnë edhe për merkaton. Vullneti i klubit portugez është të mbajë Kristiano Ronaldon, të cilit do t’i kërkohet rinovimi, në të kundërt, do të nxirret në shitje, me shpresën që PSG-ja të ofrojë një shifër shumë të lartë, që i kalon 100 milionë eurot