'Mafia shqiptare bleu ndeshjen e trukuar'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli europian po përballet me akuza dhe hije të shumta trukimesh. Europoli bëri të ditur në fillim të muajit se 680 ndeshje janë trukuar, 380 prej të cilave në Europë. Në listë mësohet se ka pasur edhe ndeshje të klubeve shqiptare. Por, Shqipëria duket se nuk përmendet vetëm për dyshimet mbi manipulimin e rezultateve të skuadrave të veta.
David Forest, profesor në Universitetin e Salfordit në Britaninë e Madhe dhe autor i raporteve të shumta mbi korrupsionin në sport, rrëfen se si mafia shqiptare ka blerë informacionin për një ndeshje të trukuar në Maqedoni. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Pobedës dhe Pjunikut, hetimi për trukimin e së cilës solli edhe pezullimin e klubit maqedonas.
“Është e qartë që të gjitha rastet e korruptimit serioz në futboll përfshijnë krimin e organizuar duke pasur bashkëpunim mes grupeve nga shtete të ndryshme. Për shembull, rasti i Pobedës, klubi maqedonas i pezulluar nga UEFA dhe presidentit të vet, i cili urdhëroi skuadrën që të humbasë. Klubi në këtë rast vulosi fiksimin e ndeshjes, por paratë u përfituan nga shitja e informacionit te krimi i organizuar shqiptar.
Ky i fundit kishte kontaktet për të vënë më lehtë qindra mijëra dollarë baste në kompanitë aziatike”, – tregon Forest. Pagesa e futbollistëve shqiptarë shihet gjithashtu si një problem, për shkak të mundësisë së korruptimit. Nëse një lojtar tepër cilësor për kampionatin mund të përfitojë edhe 6 mijë euro në muaj, mjaft të tjerë paguhen 500 euro. Raportet e hetimit bëjnë të ditur se kjo i jep përparësi krimit të organizuar që të joshë futbollistët për manipulimin e ndeshjeve…
Prokuroria - Disa ndeshje të klubeve shqiptare janë të në listën e zezë të Europolit. Por, organizimi ndërkombëtar ka bërë të ditur se u kanë dhënë fund hetimeve, pasi të gjitha informacionet e grumbulluara ua kanë dorëzuar prokurorive të vendeve respektive (përfshirë Shqipërisë). Në një komunikatë për shtyp të Europolit thuhet: “Të gjitha informacionet e mbledhura prej hetimit intensiv u janë dorëzuar prokurorive dhe autoriteteve të vendeve ku marrin pjesë këto skuadra. Tashmë u takon atyre që të bëjnë punën e tyre, ndërsa ne nuk mund t’i kalojmë kompetencat tona”.
Trukimi, Pobeda u dënua me tetë vjet
Ish-kampioni i Maqedonisë në futboll, Pobeda e Prilepit, është dënuar nga UEFA me tetë vjet mospjesëmarrje në të gjitha ligat europiane, për shkak të kurdisjes së ndeshjes me skuadrën armene Pjunik. Vendimi i UEFA-s erdhi pas hetimeve që janë bërë në lidhje me ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave, e cila ishte zhvilluar më 13 korrik të vitit 2004. Takimi në fjalë u mbyll me fitoren 3:1 të Pjunikut, ndërsa menjëherë pas ndeshjes u shfaqën dyshimet e para për trukim.
Përveç dënimit të klubit, me përjashtim të përhershëm nga futbolli janë dënuar presidenti i klubit, Aleksandër Zabrcanec, dhe kapiteni i atëhershëm Nikolce Zdravevski, i cili më vonë ishte edhe trajner i Pobedës. Ky ishte rasti i parë që UEFA dënon një klub për shkak të trukimit të rezultatit