Objektivi i Joses: Vllaznia kerkon fitoren ne çdo fushe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me sfidën e sotme të shkodranëve në Kamzë hapet java e dytë e Superiores. Java e dytë e Kategorisë Superiore do të nisë sot me sfidën ndërmjet Kamzës dhe Vllaznisë. Transferta në fushën e debutueses në kampionatin elitar do të jetë një test mjaft i rëndësishëm për ambiciet e shkodranëve, që besojnë se në këtë sezon kanë shanse reale për të fituar titullin kampion. Problemet e fillimit të sezonit për kuqeblutë duket se janë hedhur pas shpine, ndërsa triumfi që ata arritën në “Loro Boriçi” me Laçin në javën e parë i ka dhënë edhe më tepër entuziazëm skuadrës. Ambiciet e Vllaznisë janë të qarta dhe kjo konfirmohet edhe nga trajneri Mirel Josa. Sipas drejtuesit të stolit, shkodranët luajnë për të fituar në çdo fushë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të pretendojnë titullin.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen me Kamzën, nëse duam të ruajmë hapin e javës së parë të kampionatit. Ata janë një kundërshtar mjaft i fortë dhe kanë krijuar një grup cilësor lojtarësh. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë, edhe për faktin që Kamza luan në fushën e saj dhe do të mundohet të marrë më të mirën përballë tifozerisë vendase”, deklaroi Josa. “Gjithsesi, ne nuk jemi aspak të frikësuar. Tashmë Vllaznia ka një objektiv të pandryshueshëm: kërkojmë fitoren në çdo fushë, si brenda ashtu edhe jashtë. Pres nga ekipi të zhvillojë një ndeshje akoma edhe më të mirë se ajo që fituam 3-1 kundër Laçit”. Në anën tjetër, trajneri Ernest Gjoka do të mbështetet në eksperiencën e lojtarëve si Ardit Beqiri, Hallaçi, Ndreka, Ishka, Karapici, Pema, Ziambo apo Klevis Dalipi për të marrë pikët e para në këtë sezon. Humbja 2-1 me Flamurtarin në ndeshjen e parë tregoi se Kamza nuk paraqitet në Superiore thjesht si kalimtare, por është një skuadër me kualitet që synon të jetë protagoniste dhe të qëndrojë gjatë mes më të mirave.
Java e dytë do të vazhdojë me ndeshjet e së shtunës, ku spikasin duelet Kastrioti-Tirana në Krujë dhe Teuta-Flamurtari në Durrës. Të tjera takime që do të luhen nesër janë edhe ato ku Shkumbini pret Apoloninë, ndërsa Tomori udhëton në Pogradec. Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e fundit, ku Laçi pret Bylisin, ndërsa kampionët në fuqi të Skënderbeut luajnë me Dinamon e shumë halleve, që me shumë futbollistë të rinj, duket se do ta ketë të vështirë të mbijetojë në këtë sezon.