Brazili rrezikon organizimin e Boterorit 2014!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Organizimi i Botërorit 2014 është kthyer në një bumerangë për Brazilin, që vazhdon të përballet me probleme të mëdha në një kohë që skeptikët krenohen se parashikimet e tyre po rezultojnë të sakta. Përvec vonesave në rikonstruksionin dhe ndërtimin e stadiumeve të rinj, por edhe infrastrukturës së nevojshme si aeroportet apo rrjeti rrugor, organizatorët brazilianë ende nuk kanë zgjidhur mosmarrveshjet me punëtorët e stadiumit legjendar “Marakana”.
Këta të fundit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, duke i shtuar akoma vonesat në ndërtimin e impiantit të ri që do të hapë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit Botëror. Kushtet e sigurisë dhe vonesat e pagave, janë shkaqet që kanë detyruar punëtorët të ndërpresin punën, ndërsa kjo gjë rrezikon akoma më shumë plotësimin e kushteve dhe afateve të vendosura ngva FIFA. Greva e punëtorëve është vetëm maja e ajsbergut sa i përket problemeve të organizatorëve brazilianë, që përballen me të tjera vonesa.
Që në momentin kur brazili mori organizimin e Botërorit 2014 ishin të shumtë skeptikët që dyshonin në aftësitë e këtij vendi për të zhvilluar një kompeticin të përmasave gjigande, I cili kërkon kushte maskimale për sigurinë dhe akomodimin e miliona tifozëve që pritet të vizitojnë vendin gjatë turneut të futbollit Botëror.