e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nuk shenoi gol, Sadiku kap per fyti kolegun

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk shenoi gol, Sadiku kap per fyti kolegun

Loret Sadiku ka qenë protagonist negativ në fitoren e djeshme 4-2 të Helsingborgut ndaj Halmstadit. Në minutën e 20-të të pjesës së parë, sulmuesi me ngjyrë David Akam shënoi golin e avantazhit për vendësit, por vetëm një minutë më pas ai pati një tjetër rast për ta dyfishuar rezultatin, pasi thuajse me portën bosh, e gjuajti topin mbi traversë. Nga thellësia e zonës së Helsingborgut ka ardhur Loret Sadiku, i cili i ka folur kolegut të tij, duke i kërkuar që të ishte më i qartë në zonë. Por ky i fundit ia ka kthyer në një mënyrë disi vulgare, aq sa Sadiku “nuk është kursyer”, duke e kapur për fyti.

Menjëherë kanë ndërhyrë shokët e skuadrës, të cilët nuk kanë lejuar që përplasja të degjeneronte në dhunë mes shqiptarit dhe kolegut të tij nga Gana. Ndeshja vazhdoi rregullisht më pas dhe Helsingborgu shënoi edhe dy herë të tjera me Imad Kalili (29, 38), para se të futej në dhomat e zhveshjes mes dy pjesëve. Por në fraksionin e dytë të lojës, Sadiku është zëvendësuar menjëherë nga trajneri Roar Hansen.