Nuk më intereson Juventus, radhën e ka Kombëtarja (video)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj deklaroi se pas fitores ndaj Xhenoas (3-1), skuadra duhet të përqendrohet në 8 ndeshjet e mbetura, pa menduar se çfarë do të bëjë Juventus në krye të klasifikimit, apo Roma e vendit të tretë.
Në një intervistë për mediat italiane "mixed zone", mbrojtësi kuqezi ka thënë ka vlerësuar lojën e skuadrës dhe shtoi se tashmë do t'i kushtohet dy miqësoreve me Kombëtaren që do të luhen në fund të muajit mars me Autsrinë (26) dhe Luksemburgun (30).
"Ndeshja ishte shumë e bukur pasi u fitua pas përmbysjes së rezultatit të parë. Tani do të jenë edhe 8 beteja deri në fund.
Neve nuk na intereson asgjë, as për Juventusin dhe as për Romën. Asnjë nuk na dhuron gjë. Tifozët ishin të mrekullueshëm edhe sonte.
Tifozët tanë na japin një dorë kudo. Me lojtarët që janë te Napoli, isha i bindur që në fillim se do të luftonin për titullin. Ishte e rëndësishme që fituam sonte. Tani radhën e kanë kombëtaret dhe më pas duhet të bëjmë ashtu si sonte deri në fund",-ka thënë mbrojtësi kuqezi.
***
Napoli ka fituar 3-1 ndaj Xhonoas në ndeshjen e vlefshme për Javën e 31-të të Serisë A. Me fitoren e arritur mbëmjen e së dielës, Napoli ruan ritmin në 'luftën' për titull ndaj Juventusit, duke shkuar në kuotën e 67 pikëve.
Në këtë takimi bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj. Një asisit i tij për Higuain në minutën e 51' të pjesës së dytë, mundësoi që Napoli të barazonte shifrat 1-1 ndaj Xhenoas.
Një kros nga e djathta i Hysajt nga jashtë zonës, u kontrollua nga Higuain në zonën e rreptësisë dhe më pas ky i fundit gjuajti me të djathtën e tij duke e çuar topin në rrjetë.
Në takimet e zhvilluara mesditën e së dielës, Juventusi fitoi 4-1 ndaj Torinos, duke u ngjitur në kuotën e 70 pikëve në krye të tabelëss ë klasifikimit.
Napoli - Xhanoa 3-1
Golat: Higuain 51´, 81´, Kudouri 90'/ Rinkon 10´
