Napoli si ndahet Juventusit, Hysaj asist për Higuain (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Napoli ka fituar 3-1 ndaj Xhonoas në ndeshjen e vlefshme për Javën e 31-të të Serisë A. Me fitoren e arritur mbëmjen e së dielës, Napoli ruan ritmin në 'luftën' për titull ndaj Juventusit, duke shkuar në kuotën e 67 pikëve.
Në këtë takimi bëri një paraqitje të shkëlqyer edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj. Një asisit i tij për Higuain në minutën e 51' të pjesës së dytë, mundësoi që Napoli të barazonte shifrat 1-1 ndaj Xhenoas.
Një kros nga e djathta i Hysajt nga jashtë zonës, u kontrollua nga Higuain në zonën e rreptësisë dhe më pas ky i fundit gjuajti me të djathtën e tij duke e çuar topin në rrjetë.
Në takimet e zhvilluara mesditën e së dielës, Juventusi fitoi 4-1 ndaj Torinos, duke u ngjitur në kuotën e 70 pikëve në krye të tabelëss ë klasifikimit.
Napoli - Xhanoa 3-1
Golat: Higuain 51´, 81´, Kudouri 90'/ Rinkon 10´

