e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bufon në histori/ Ja 25 dedikimet për futbollistët dhe Alegrin (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bufon në histori/ Ja 25 dedikimet për futbollistët dhe Alegrin (FOTO)

Xhanluixhi Bufon ka hyrë në histori. Portieri i Juventusit theu këtë të diel rekordin e Sebastiano Rosit me 973 minuta pa pësuar gol.

161945211-05109530-7a8a-4887-9eec-31918c3b1831Rekordi i mëparshëm mbahej nga portieri milanist me 929 minuta. Bufonit i mjaftuan 4´ lojë në ndeshjen e sotme ndaj Torinos, për të shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.

Pak kohë pas përfundimit të ndeshjes Torino - Juventus 1-4, Bufon publikoi nga një dedikim të veçantë për lojtarët e tij të skuadrës, përfshirë edhe trajnerin Masimiljano Alegri.

182254349-3afc5bbe-97c2-489b-b563-4be9db6379e6"Nuk mund të jesh numri 1 jashtë grupit",-ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social "Facebook".

Falënderimet:

...Neto për qetësinë që i jep të gjithë skuadrës kur futet në fushë.

...Rubinho, lider, i durueshëm dhe i qetë

... Chiello, nuk dorëzohet deri në fund

...Caceres, për entuziasmin që tregon edhe në momentet më të vështira

...Alex Sandro, është gjithmonë kënaqësi të shohësh në fushë

...Barzagli: Për t'u klonuar, menjëherë

...Bonuci, për personalitetin e tij me kokën lart gjithmonë në shërbim të skuadrës

...Rugani, sepse të dish të dëgjosh është një dhunti e veçantë

...Stephan, këmbët dhe mushkëritë e këtij Juventusi

...Evra, po nuk e pate, duhet ta blesh

...Khedira: Njeriu i duhur në kohën e duhur

...Marchisio, njeriu i vetëm që njoh me ngjyrën bardhezi

...Pogba, sepse nuk e jeton futbollin, por e krijon

...Hernanes, sepse çdo skuadër duhet të ketë profetin e saj

...Lemina, thjesht një nga Juve

...Padoni, ku e vendos qëndron, dhe përshtatet shumë mirë

...Asamoah, dëshira e tij për futboll është më e madhe se kushdo i dëmtuar

...Pereyra, sepse fantazia është kripa e këtij sporti

...Zaza, i lindur për të shënuar nga çdo lloj pozicioni

...Morata, për atë kemi gjithmonë nevojë

...Cuadrado, sepse sa herë që niset thotë më kap nëse mundesh

...Mandzukic, i pari për të sulmuar dhe i pari për t'u mbrojtur

...Dybala, pas Turamit, Zidane dhe Pirlos 21 i shkon atij

...Alegrit, një fitues në kohën e fituesve.

182340832-819b247f-ce3a-4b1c-9692-0f72025d0fb8

182308306-6d8567d3-e149-40d4-baff-87048f4aaf41

182347533-f1722e2f-4929-4a77-b3dd-5dd65b9c6e17