e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nuk ka asnje surprize, Skenderbeu mposhtet ne Korçe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk ka asnje surprize, Skenderbeu mposhtet ne Korçe
Skënderbeu humbi 2-0 ndaj Apoelit të Nikozias në një ndeshje të përfunduar pak  minuta më parë, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Dominimi i kampionëve të Qipros u bë i qartë që në minutat e para të ndeshjes, por korçarët i rezistuan trysinisë së tyre në 45 minutat e para. Me fillimin e pjesës së dytë, Morais dhe më pas Manduka, me një gjuajtje të mrekullueshme me të jashtmen nga jashtë zone, fiksuan rezultatin në 2-0. Ndeshja e Nikozias, duket se do të luhet vetëm për statistikë, pasi diferencat midis të dy skuadrave ishin tepër të mëdha.

Skënderbeu pati gjatë takimit vetëm dy raste të vërteta për të shënuar, të dy të  ardhur pas krosimeve nga e majta e Ribeiros. Tepër zhgënjyese ndeshja e blerjeve të  reja, Robles, Orelesi dhe Allmuça. Ndeshja u  transmetua minutë pas minute në faqen tonë të internetit. Deklaratat e pas ndeshjes dhe detaje të shumta rreth debutimit të dështuar të Skënderbeut në Europë, do të mund të lexoni gjerësisht në numrin tonë të nesërm të gazetës së printuar.