Rapidi dhe Salihi nuk shenojne me
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka nisur prej rreth dhjetë ditësh fazën përgatitore, por gjatë kësaj periudhe është vërejtur me shqetësim fakti se në të gjitha miqësoret (tre) që skuadra ka luajtur deri tani nuk ka mundur të shënojë as edhe një gol të vetëm në portën e kundërshtarëve: 0-0 kundër Mynih 1860, 0-2 kundër Spartës së Pragës, 0-0 kundër Hofenhajmit. I vetmi përjashtim është ai kundër modestëve të St. Polten të kategorisë së dytë. Por tani është problemi se kush do të shënojë në miqësoren e radhës së të shtunës kundër Admir Vaker?. Shigjetat e shtypit austriak janë kthyer nga futbollisti shqiptar, Hami Salihi, i cili luan rolin e sulmuesit kryesor të skuadrës. Madje komentet për të janë të rënda: “Është i zbehtë, mezi i kap topat që i jepen”, shkruante dje “Oe24.at”, e cila po ashtu theksonte se ka probleme në lidhje mes mesfushën dhe sulmin.