e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Novak Xhokoviç arrin fitoren e 700-të

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Novak Xhokoviç arrin fitoren e 700-të

Tenisti numër një në botë, Novak Xhokoviç, ka arritur fitoren e 700-të në karrierë pas fitores në çerekfinalen e turneut të Dubait kundër tunizianit Malek Jaziri. novak xhokovicSerbi e mbylli ndeshjen me rezultatin 6-1, 6-2 në 65 minuta dhe do të përballet me tenistin spanjoll Feliçiano Lopez për një vend në fazën gjysmëfinale.

Me këtë sukses të radhës, serbi 28-vjeçar ngjitet i 12-ti në renditjen e përgjithshme, ndërsa në krye qëndron amerikani Xhimi Konors me 1254 fitore të regjistruara në karrierën e tij.

Xhokoviç është tenisti i tretë aktiv dhe po ecën në gjurmët e rivalëve të tij, zviceranit Roxher Federer (1067) dhe Rafael Nadal (775). "Unë kam luajtur shumë ndeshje dhe jam shumë i kënaqur dhe shumë krenar për çdo fitore që kam arritur", deklaroi Novak Xhokoviç