e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prezantimi, Mercedesi një peshkaqen në pistën e Formula 1

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prezantimi, Mercedesi një peshkaqen në pistën e Formula 1

Mercedes ka zbuluar "fytyrën" e re të W07-ës të Luis Hamilton dhe Niko Rosberg. mercedes bruceNë Montmelo, ditën e fundit e testeve të kësaj jave, kampionia e botës në fuqi në Formula 1 për pilotë dhe konstruktorë bëri publike risitë e makinës e quajtur për vitin 2016 "Bruce", si peshkaqeni në filmin vizatimor Nemo. Postimi është bërë në rrjetin social "Twitter".

Turiri i makinës së re u shfaq mëngjesin e djeshëm me britanikun Hamilton në timon.

Menaxheri teknik Pedi Lou ka premtuar se "shumë ndryshime të reja do të prezantohen gjatë këtyre ditëve deri në prologun e sezonit", në Australi më 20 mars.

"Është e rëndësishme për të pasur elementë të rinj dhe që të jemi një hap përpara të tjerëve. Është e lehtë për të kopjuar.

Pasi shohin risitë në makinën tonë, të tjerët përpiqen për t'i marrë për të qenë edhe më të shpejtë. Ndaj neve na lind si detyrë për të qenë një hap përpara rivalëve", deklaroi gjermani i Mercedesit, Rosberg. Ndërsa komenti i pilotit që duhet mposhtur edhe këtë sezon ishte:

"Është gjithnjë e vështirë për të vazhduar, për të zhvilluar dhe përmirësuar veten. Megjithatë, po shoh që stafi ka bërë një punë fantastike për të na mbajtur përpara të tjerëve në konkurrencë. Është më e lehtë për të ndjekur dhe rikuperuar, sesa për të qëndruar përpara. Por ne e kemi nisur me këmbën e djathtë dhe kemi bërë mjaft përmirësime në makinë", shtoi Hamilton.

Sipas britanikut, kjo ka qenë një javë e pabesueshme e ngarkuar. Si kurrë më parë nuk kemi përshkuar kaq shumë kilometra. Përpara mbërritjes në Montmelo, ekipi më tha se ata kishin parashikuar diku te 800 km në ditë. Mendova se ishin çmendur, por makina vijoi me xhirot, diçka e paparë.

Tri herë kampioni i botës, i cili në orët e pasdites ia dorëzoi stafetën shokut të skuadrës, i mbylli katërditët e testeve duke kryer gjithsej 342 xhiro, 156 nga të cilat vetëm në ditën e parë. 1592 km në total do të thotë më shumë se 5 cirkuite spanjolle dhe pa pë- suar ndonjë problem të veçantë.

"Makina duket fantastike, natyrisht ne nuk mund ta përcaktojmë direkt ritmin, por gjysma e punës është bërë". Ndërkohë, Kimi Raikonen i është përgjigjur me kohën më të shpejtë pas pushimit të drekës. Finlandezi realizoi kohën 1'23´´477, duke lënë pas Renaultin e Kevin Magnusen dhe Toro Rosson e Maks Verstapen, ndërsa Hamilton kronometroi kohën e gjashtë.