Notat/ Gjermani Itali 4-1
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
GJERMANIA
TER SHTEGEN 6 - Një administrim normal i takimit, duke qenë se nuk bën asnjë pritje të rëndësishme, ndonëse konfirmohet i pasigurt kur i duhet të luajë me këmbë.
RYDIGER 6.5 - Me fizikun e tij, fut në hije dy "xhuxhë" edhe pse të shpejtë si Insinje e Xhakerini. Gjatë mbrëmjes së djeshme vuan pak, por është autor i pafat i devijimit që i dha mundësinë Italisë të shënojë golin e nderit me El Sharauin.
MUSTAFI 6 - Drejton mbrojtjen me personalitet, duke anuluar totalisht Zazan nga fusha, ndonëse në fund futet papritur në kaos.
HUMELS 7 - Një tjetër paraqitje me peshë, në të majtë, aty ku vraponte Bernardeski, të cilin e mund në çdo duel dhe pa i shkaktuar kurrë një faull. Nuk gabon asnjë top, thjesht perfekt.
RUDI 7 - Fantastik që në minutat e para. Detyron Xhakerinin që të ndëshkohet që në minutat e para, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për ta ndalur. Në fund, fiton edhe penalltinë për golin e katërt të Ozilit.
OZIL 7 - Bind sërish në rolin e ri, "alla Pirlo" përpara mbrojtjes. Ka cilësi dhe klas për të shitur, falë të cilit ofron dy asiste dhe transformon me ftohtësi penalltinë për golin e katërt.
KROS 6.5 - Prek shumë topa, ndonëse shumicën e tyre e ndan horizontalisht, duke ia lënë manovrën e lojës Ozilit. Gjithsesi, tregon se e djathta e tij e njeh mirë portën, duke qenë se djeg shumë shpejt Bufonin, duke zhbllokuar takimin.
HEKTOR 6.5 - Një tjetër "sprinter" i Gjermanisë, i cili fiton duelet direkte me Bernardeskin dhe Florencin, përveçse asiston golin e 3-0 për Drakslerin.
DRAKSLER 7.5 - Luan në krahë të sulmit apo pas dy sulmuesve, ai gjendet gjithmonë komod, por mbi të gjitha është gjithmonë në qendër të manovrës sulmuese, përveçse tregohet edhe i fortë në ajër, me golin e tij me kokë.
MYLER 7 - Luan si një bomber i fshehur në sulmin gjerman, por di të ndihmojë shumë skuadrën kur zhvendoset papritur në korsitë anë- sore. Mjafton që ai të jetë në zonë dhe kundërshtaret dridhen. Në minutën e 64-t e zëvendëson XHAN (NOTA 6), i cili kap menjëherë ritmin e lojës, duke treguar cilësi. GËCE 6.5 - Mes trios sulmuese, ai është që punon më pak në ndërtim, por me lëvizjet e tij në zonë turbullon mbrojtjen e Italisë. Në të 61-ën e zëvendëson ROJS (NOTA 6), me yllin e Dortmundit që kap mekanizmat e sfidës, ndonëse ndeshja ishte vulosur tashmë.
TRAJNERI JOAKIM LËV 7 - Të dish të zgjosh një skuadër pa shumë titullarë që të dijë të kundërpërgjigjet me 4 gola kundër Italisë, pas pësimit të një disfate të frikshme si ajo me Anglinë tregon vlerat dhe punën e madhe të këtij trajneri.
ITALIA
BUFON 5 - Pëson 4 gola dhe shkakton një penallti. Nuk mund të mbajë peshë për këtë humbje, por natyrisht që nuk është një mbrëmje ku meriton elozhe.
DARMIAN 5 - Vuan shumë në krahun e tij, duke treguar cilësi vetëm kur sulmon dhe pak në mbrojtje. Ka përgjegjësi, së bashku me Florencin, në golin e dytë, të Gëces.
BONUÇI 5.5 - Protagonist i pafat në rastin e golit të parë që shënojnë gjermanët, pasi përpjekja e tij për të larguar topin transformohet në një asist për Krosin, por është edhe më i pafat kur dëmtohet, në tentativë për të ndalur golin e tretë. E zëvendëson RANOKIA (NOTA 6), i cili shihet më shpesh në gjysmëfushën gjermane, duke i shkuar fare pranë edhe golit.
AÇERBI 5 - Nuk e shfrytëzon shansin e dhënë nga Konte, madje e djeg totalisht atë, duke qenë se ia lehtësoi shumë gjërat Gjermanisë.
FLORENCI 5.5 - Shumë pak i frymëzuar kundrejt herëve të tjera, duke vuajtur Hektorin dhe humb mbulimin e Gëces. Nga minuta e 61- të e zëvendëson DE SILVESTRI (NOTA 5.5), ndonëse italiani ka pak gjëra për t'i dhënë ndeshjes.
MOTA 4.5 - Pas provës fantastike me Spanjën, kundër Gjermanisë bie në sy për gafat e shumta; shumë i ngadaltë dhe i lexueshëm për rivalët. Nga minuta e 64-t e zëvendëson PAROLO (NOTA 6), i cili i jep menjëherë më shumë dinamizëm mesfushës.
MONTOLIVO 5 - Kundrejt Motës mundohet të bëjë diçka më shumë, me më tepër finesë, por fundja edhe ai vuan shumë dhe nuk ishte i denjë për ndeshjen.
XHAKERINI 5 - Shuhet me kalimin e minutave dhe nuk fiton asnjë duel me Rydigerin. Në të 64-ën e ndërron EL SHARAUI (NOTA 6.5), me romanistin që bën atë që nuk realizoi asnjë prej shokëve të tij: dinamizëm, gol, asist dhe driblime të fituara. Një mesazh i qartë për Konten.
BERNARDESKI 5.5 - I humbur në pjesën e parë, më i inspiruar në të dytën, ndonëse mungesa e eksperiencës bën që të humbë Rudin në momentin e fitimit të penalltisë nga ana e Gjermanisë.
INSINJE 5.5 - Në minutat e para tregon personalitet dhe kurajë, por me kalimin e minutave humb ritmin, në të njëjtën kohë tregohet edhe shumë egoist me disa goditje të shpeshta të ekzagjeruara nga hyrja e zonës.
OKAKA (NOTA 6) e zëvendëson në të 64-ën dhe sulmuesi i stërvitur nga Besnik Hasi tek Anderlehti vë rregull dhe është shumë prezent në sulm, aq sa ofron pasimin që do dërgojë në gol El Sharauin.
ZAZA 5 - Dy qendërmbrojtësit e Gjermanisë e fusin në një morsë, por gabon edhe një rast të pastër në fillimin e pjesës së dytë.
TRAJNERI ANTONIO KONTE 5 - Mund ta kishte përgatitur më mirë këtë ndeshje, por siç e pranon ai vetë, këta janë lojtarët që aktualisht ka: shumë të rinj që nuk bëjnë skuadër me njëri-tjetrin, si rrjedhojë e njohjes dhe bashkëpunimit të pakët në fushë.