e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Konte dorëzohet për Europianin: Jemi larg Gjermanisë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konte dorëzohet për Europianin: Jemi larg Gjermanisë

I zhgënjyer, i indinjuar, ndoshta edhe i dorëzuar për mundësinë e një Europiani si protagonist absolut. KontePas paraqitjes së dobët të bërë dje në "Allianz Arena", ku skuadra e grumbulluar prej tij u shkatërrua nga kampionët e botës 4-1, Antonio Konte e sheh edhe një herë tjetër rrugën drejt Francës si një malore të vështirë për t'u ngjitur.

Shkëndijat e mira që dha Italia kundër Spanjës janë thërrmuar nga "pancerat" e Joakim Lëvit, të cilët kundërpërgjigjen në mënyrë të frikshme pas disfatës dhe akuzave që Gjermania mori mbas sfidës me Anglinë. "Unë i kisha kërkuar personalisht këto teste të rëndësishme përpara Europianit për të bërë vlerësimet finale të miat në pritje të nisjes drejt Francës.

Duke u ndeshur me spanjollët dhe gjermanët, dy skuadrat më të forta të kontinentit, pretendoja të kuptoja më saktë se çfarë kishim arritur të bëjmë si grup, por në fund përgjigjet nuk ishin ato që prisja. Jam i sigurt se futbollistët e mi dhanë atë që mundeshin në fushë kundër kampionëve të botës, por të vërtetën duhet ta pranojmë dhe ta themi hapur; cilësitë tona nuk mjaftojnë për të luftuar kundër Gjermanisë.

E dinim edhe më parë se kishim një diferencë që duhej të ngushtonim me pretendentet e Europianit, për këtë arsye këmbëngulja për më shumë teste mes lojtarëve të kombëtares...

Na vjen keq që dështuam në këtë mënyrë në Gjermani, por e merituam, - nënvizon Antonio Konte, i cili në lidhje me grumbullimet dhe listën përfundimtare shpjegon. - Ndryshon diçka në idetë e mia pas kësaj humbjeje? Tani nuk më mbetet të bëj asgjë tjetër përveçse të pres fundin e kampionatit dhe të bëj vlerësimet e mia. Në kokën time kam 16 lojtarë gati të sigurt, por unë do të mendohem edhe një herë të fundit dhe do të thërras ata që janë më të mirët sipas meje. Çfarë mungoi kundër Gjermanisë? Mungoi ritmi dhe intensiteti.

Ndoshta paguam edhe energjitë e shpenzuara me Spanjën, por nuk ka arsyetim që mund të justifikojë ndeshjen tonë të vakët. Atëherë pse mbeti Zhorginjo (organizatori i Napolit) në pankinë? Dëmtimi i Bonuçit më pengoi që të bëja lëvizjen që kisha në kokën time".

Përgatiti: JETON STAMOLLA