Menez, presion Mihës: Aktivizomë ose iki!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Si të mos mjaftonin problemet e shumta, për trajnerin Sinisha Mihajloviç është hapur një tjetër çështje delikate.

during the TIM Cup match between AC Milan and AC Perugia at Stadio Giuseppe Meazza on August 17, 2015 in Milan, Italy.
Bëhet fjalë për sulmuesin francez, Zheremi Menez, i cili ka lëshuar sinjale të forta për trajnerin e tij, por edhe për vetë klubin kuqezi.
Francezi kaloi shumë kohë i dëmtuar dhe tani në këtë fund sezoni është gati të ndihmojë skuadrën për të arritur objektivat, por në ndeshjen që trajneri i Milanit i dha besim për të luajtur titullar ai zhgënjeu. Megjithatë, ky fakt nuk e tremb sulmuesin për të kërkuar llogari për aktivizimin.
"Problemet që kisha kanë kaluar dhe tani ndihem shumë mirë. Nuk kam dhimbje në shpinë dhe dua të luaj më shumë nga ky moment deri në fund të sezonit për të ndihmuar skuadrën të aktivizohet në Europa Ligë. Dua të gjej ritmin që më ka munguar për t'u rikthyer në nivelin tim", ka thënë Menez për radion franceze "Rmc".
E ardhmja
Menez është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Berluskoni, por fakti që nuk aktivizohet aq sa duhet mund të shkaktojë një divorc të parakohshëm mes tij dhe Milanit. Numri shtatë i kuqezinjve thotë se në futboll nuk mund të parashikohet asgjë.
"Ndihem shumë mirë te Milani, por në futboll nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. E ardhmja nuk mund të parashikohet, prandaj nuk mund të flas me siguri", ka thënë më tej Menez. 28-vjeçari foli edhe për raportin me trajnerin Mihajloviç duke thënë se gjithç- ka është korrekte. "Ai është një trajner shumë punëtor dhe bën detyrën e tij. Ne si lojtarë duhet të zbatojmë detyrat tona. Ai është përgjegjësi për zgjedhjet që bën", përfundoi Menez.
Në vitin e parë te Milani, sulmuesi francez ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve ku shënoi 16 gola në kampionat, por dëmtimi e ka penguar shumë për të shprehur vlerat e tij në këtë sezon.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI