e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Njeriu i momentit, serbi Rajkoviç garanton Apoloninë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Njeriu i momentit, serbi Rajkoviç garanton Apoloninë

Apolonia ka vijuar me qetësi përgatit jet në kuadër të përballjes ndaj Butrintit që do të luhet të mërkurën për shkak të shtyrjes së kampionatit.marko rajkovic Fierakët e kanë pranuar tashmë këtë vendim të FSHF-së dhe stafit teknik e lojtarëve u janë shtuar ditët në dispozicion të përgatitjes për sfidën e radhës. Faktor i rëndësishëm është se ekipi po kalon momente të mira dhe do të jetë i plotë në këtë përballje, ndoshta si asnjëherë tjetër.

Fierakët besojnë se nuk do të jenë vetëm në këtë ndeshje, por me gjithë largësinë gjeografike do të kenë inkurajimin dhe përkrahjen e tifozërisë së tyre. Marko Rajkoviç është njeriu i momentit në kampin fierak. Sulmuesi serb ka shënuar deri tani 11 gola, duke qenë jo vetëm shënuesi më i mirë i skuadrës, por edhe i të gjithë Grupit B.

Rajkoviç

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", Rajkoviç u shpreh: "Kemi më shumë se dy javë kohë për përgatitjen e sfidës së radhës me Butrintin. Mendoj se jemi dy ekipe pothuajse në pole të kundërta.

Do të jetë një sfidë e bukur dhe e hapur, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin. Ne do të provojmë shanset tona dhe jemi të bindur se do të arrijmë suksesin e kërkuar. Nga kjo ndeshje dhe në vazhdim presim të grumbullojmë maksimumin e pikëve që të bëjmë të mundur arritjen e objektivit: ngjitjen në Superiore.

Po kalojmë momente të mira. Zhvilluam një fazë të dytë tepër frytdhënëse ku arritëm tetë fitore dhe vetëm një barazim. Ndërsa në aspektin personal synimi im është të bëj një paraqitje sa më të mirë dhe sigurisht do të kërkoj sërish rrugën e rrjetës. Jam i lumtur për golat e shënuar dhe aq më tepër që i kanë vlejtur skuadrës. Do të ishte bukur të shënoja në të gjitha ndeshjet në vazhdim duke filluar nga ajo e radhës me Butrintin", ka përfunduar sulmuesi serb i Apolonisë.

Përgatiti: MIKEL MBRIÇAJ