Nje tjeter kuqezi ne perfaqesuesen e Shqiperise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja shqiptare është ‘mbipopulluar’ prej futbollistëve nga Kosova. Karvanit të tyre mund t’i bashkohet edhe Liridon Leci. Mbrojtësi kosovar është pajisur me pasaportë shqiptare të hënën dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe prishtinasi të vishet Kuqezi.
Leci është gati. Liridon Leci mund t’i bashkohet karvanit të futbollistëve nga Kosova që luajnë në Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kosovar u pajis të hënën me pasaportë shqiptare, së bashku me Loret Sadikun, Vedat Muriqin dhe Labinot Shabanin, që nënkupton se ai tash e tutje do të ketë të drejt të luajë me Kuqezinjtë nëse ftohet .
Ish-futbollisti i Prishtinës zbulon se tre muaj më parë është takuar me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët ia kanë propozuar që ta marrë pasaportën shqiptare.