e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Policia greke shoqeroi Kacen ne stacion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Policia greke shoqeroi Kacen ne stacion

Mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, është ndaluar nga policia në Greqi pasi është kapur duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Shekulli njofton se ai është shoqëruar në stacionin e policisë bashkë me një person tjetër, ku futbollisti ka sqaruar se targat e automjetit i kanë humbur ditët e fundit dhe me ndihmën e klubit çështja është zgjidhur.

Një ngjarje e tillë vjen pas debateve të hapura në mediat greke lidhur me fotografinë e Kaçes me një bluzë me stemën e UÇK-së që solli dhe përplasjen e tifozëve të PAOK-ut me “Agimin e Artë”.

20-vjeçari u kritikua menjëherë nga mediet greke, të cilat e cilësojnë UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa u detyrua të mbyllë edhe profilin e tij në Facebook.