Nje lajm i mire per Schumacher-in
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas pritjes së gjatë, më në fund vjen një lajm i mirë nga Michael Schumacher. Ish-kampioni i Formula1 është duke u rikuperuar dalëngadalë ngadalë nga lëndimet e rënda në tru që pësoi pas një aksidenti në skijim, ka njoftuar menaxherja e tij, Sabine Kehm. “Ne jemi të lumtur të themi se Michael ka bërë sërish progres edhe pse ai është i vogël”, deklaroi ajo. “Duke parë shkallën e dëmtimit, mund të them vetëm se rikuperimi do të jetë i gjatë, jo vetëm për Schumacher-in, por për të gjithë ne kjo do të jetë një betejë e gjatë. Por, nga ana tjetër, jemi edhe të lumtur që marrim pjesë në këtë sfidë dhe kur shohim progres”, u shpreh Kehm.