Klop paqe me Dortmundin në shtëpi, Sevija përmbys Bilbaon (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Kanë përfunduar mbrëmjen e së enjtes katër takimet e para çerekfinaliste të Ligës së Europës.
Kryendeshja mes Dortmundit dhe Liverpulit përfundoi me rezultatin 1-1. Trajneri i Liverpulit, Jugen Klop, mori një barazim në Gjermani ndaj skuadrës që ai drejtoi për shtatë sezone, Dortmundin.
Në takin tjetër, Sevija fitoi ndaj Atletiko Bilbaon me shifrat 1-2. Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 48´, ndërsa Sevija barazhoi shifrat në minutën e 56´. Goli i fitores për Sevijën u shënua nga Vicente Iborra në minutën e 83´.
Dy ndeshjet e tjera të turit çerekfinal, Vijareali mori një fitore me çekët e Sparta Pragës me rezultatin 2-1, ndërsa Braga humbi në shtëpi ndaj Shahtjorit me shifrat 1 me 2.
Atl.Bilbao - Sevija 1 - 2
Braga - Shahtjor 1 - 2
Dortmund - Liverpul 1 - 1
Vijareal - Sparta Pragë 2 - 1

