Baloteli çmendet për Milanin, por nuk e meriton të qëndrojë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Adriano Galiani ka kritikuar ashpër futbollistët e Milanit për rezultatet e dobëta që kanë arritur në javët e fundit.
Sipas tij, skuadra ka marrë pikë që nuk priteshin me ekipe që ishin para kuqezinjvë në tabelën e klasifikimit, ndërsa ka humbur shumë pikë me skuadra të vogla që rrezikojnë rënien nga kategoria.
Duke folur për sulmuesin Mario Baloteli, Galiani ka shpjeguar se ai duhet t'i bindë drejtuesit e klubit me rezultate konkrete, pasi ajo që ka treguar deri më tani nuk mjafton për të qëndruar në Milano.
"Mario është mirë tani dhe ka një dëshirë të çmendur të qëndroje të Milani, dhe këtë shpresoj ta tregojë edhe në fushë.
Mario do që të qëndrojë këtu dhe unë i thash që për atë që ka treguar nuk meriton të qëndrojë. I thash që të më bindë duke parë që i duam të mirë dhe duke mundësuar më pas që ai të qëndrojë. Më premtoi që do ta bëjë dhe uroj që të jetë kështu",-ka thënë Galiani sipas shtypit italian.