Ngërçi në sulm, të kuqtë shënojnë më pak se Skënderbeu
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani i 2016-ës mbetet i pamposh tur në kampionat. Rivali i tyre, Skënderbeu, ndonëse është mundur në jav- ën e parë të fazës së tretë në Shkodër, ka marrë më shumë pikë se të kuqtë.
Në 10 ndeshjet e fundit në kampionat, Skënderbeu ka arritur 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, me 19 gola të shënuar dhe 7 të pë- suar.
Ndërsa Partizani i trajnerit Andrea Agostineli, që erdhi për të ndërtuar një ekip sulmues, në këtë periudhë kohore ka arritur 5 fitore dhe 5 barazime me 12 gola të shënuar dhe 3 të pësuar. Statistikat e 2016-ës tregojnë qartë që Partizani e ka ngërçin në sulm, pasi shënon me vështirësi, ndërsa korçarët janë më produktivë, ku merita kryesore mbetet te Hamdi Salihi, i cili në këto 10 ndeshje ka shënuar 10 gola, me mesatare një gol për ndeshje.
Ndërsa te Partizani në këtë periudhë Xhevahir Sukaj dhe Stevan Raçiç kanë shënuar nga tre gola dhe pas tyre vjen Emiljano Vila me dy. Nga një gol kanë shënuar Fejzullahu, Trashi, Batha dhe Daja. Duket qartë se Partizani e ka ngërçin në sulm, pasi "peshat e rënda" kanë shënuar tre gola në 10 ndeshje, por ka edhe nga ata që erdhën si përforcim për sulmin, por ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Agustin Torasa erdhi si përforcim për sulmin në janar, por argjentinasi nuk e ka gjetur ende golin. Gjithsesi, rendimenti i lojës së Torasës ka qenë pozitiv, pasi është një lojtar i kudondodhur në fushë, që shërben për shokët. Partizani i Agostinelit mund të përkufizohet si një ekip që shënon pak dhe pëson pak.
Barazimet e shumta kanë bërë që diferenca me Skënderbeun e vendit të parë të shkojë në 6 pikë. Kurrë më parë në këtë edicion distanca mes dy pretendentëve nuk ka qenë kaq e thellë. Pa dyshim vështirësitë në gjetjen e golit kanë bërë që ekipi të largohet nga korçarët, të cilët gabojnë më shumë se "demat", por mangësitë i mbulojnë me forcën sulmuese.
Vetëm kjo ecuri e 10 ndeshjeve të fundit lë të kuptosh se Skënderbeu ka kontingjent më të mirë se Partizani, pasi edhe kur mungon Salihi, në skenë dalin personazhe të tjera, si Renatinjo, Latifi apo Xhejms që e gjejnë golin. Partizani i 2016- ës nuk ka ditur të shënojë më shumë se dy gola për ndeshje, ndërsa korçarët kanë arritur edhe deri në pesë, si në takimin ndaj Flamurtarit.