e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kartoni i kuq, vjen dënimi për Besart Berishën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kartoni i kuq, vjen dënimi për Besart Berishën
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje pezullim nga Federata e Futbollit të Australisë. Futbollisti kosovar u ndëshkua me karton të kuq në takim ndaj Wellington Phoenix pas një gjesti jo sportiv.berisha

Ndërkohë pas pamjeve filmike, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje.

Berisha do të mungojë për Melbournen ndaj Brisbane Roar e cila është ish-skuadra e Besartit si dhe ndeshjen e fundit në kampionat. Pra kampionati i rregullt ka përfunduar për Besartin, ndërsa ai do të rikthehet në ndeshjen e parë të 'Play-Off'-it.