e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nëse Ibra lë futbollin, do të ishte një krim kundër njerëzimit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse Ibra lë futbollin, do të ishte një krim kundër njerëzimit

Mino Raiola mendon se Zlatan Ibrahimoviç mund të luajë edhe për pesë vite të tjera në elitën e futbollit. Agjenti i suedezit i ka thurur elozhe futbollistit 34-vjeçar duke thënë se nuk do ta lërë të marrë vendimin për të braktisur futbollin.ibra "Nëse ai lë futbollin, do të ishte krim kundër njerëzimit. Do ta mbyllja në burg deri në momentin që të ndryshonte mendim.

Ai, për momentin, dëshiron të mbyllë sezonin sa më mirë dhe të shkojë në finalen e Champions-it. Pas Europianit do të vendosim se çfarë do të bëjë, sepse është një lojtar me shumë forcë dhe dëshirë.

Nuk ka nevojë për parà, por ai kërkon vetëm të tregojë se është i vlefshëm edhe në këtë moshë. Këtë që them e konfirmojnë edhe dhjetëra oferta që kam në tavolinë, por në fund të dy së bashku do të arrijmë të bëjmë zgjedhjen e duhur. Po flasim për një kampion dhe na duhet një skuadër e tillë", tha menaxheri italian.