e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Qetësohet Stoger, Mavraj rikthehet në stërvitje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Qetësohet Stoger, Mavraj rikthehet në stërvitje

Mërgim Mavraj është stërvitur dje plotësisht me Këlnin dhe kjo ka bërë që trajneri Stoger të rifitojë qetësinë.mavraj Mbrojtësi i Kombëtares kishte punuar veçmas skuadrës në seancat stërvitore të së hënës dhe të martës, por dje ai është parë t'u bashkohet shokëve të ekipit.

Mavraj mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës për Këlnin përballë Hofenheimit që përfundoi 1-1, ndërkohë që rikthimi në stërvitje e bën atë që të jetë një alternativë më shumë për formacionin që do të zbresë në fushë kundër Leverkusenit.

Futbollisti i Kombëtares vuante nga shqetësime gastrointensinale dhe kjo ka bërë që ai të mos stërvitet me ekipin pasi u rikthye në Gjermani nga grumbullimi me Shqipërinë për dy ndeshjet miqësore kundër Austrisë dhe Luksemburgut. Ai u aktivizua vetëm në të parën, ku Shqipëria u mund 2-1.