Nervozohet Roben: Themi gjithnjë të njëjtën gjë, nuk duhet ti tolerojmë kundërsulmet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bëri gjithçka për të shpëtuar skuadrën në një ditë që nuk foli për Bajernin, por nuk ia doli dot.
Nga këmbët e Arjen Robenit, autorit të golit të vetëm të kampionëve ndaj Maincit dhe frymëzuesit të çdo aksioni në pjesën e dytë, nuk mund të vinte më tepër.
Mesfushorit i ka ardhur në majë të hundës me gabimet që bën skuadra në fazën mbrojtëse dhe nuk heziton ta shprehë:
"U rikthyem shumë të fortë pas golit të barazimit dhe patëm shumë shanse. Por ne përfundojmë duke thënë gjithnjë të njëjtën gjë: që nuk duhet t'i lejojmë këto kundërsulme". Megjithatë, holandezi fluturues nuk e bën dramë disfatën e parë në shtëpi.
"Kur fiton kaq shumë ndeshje radhazi, do të vijë një moment që do të ndalesh përsëri për t'ia nisur nga fillimi".