E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ndodh në Kosovë, trajnerët janë më të paguar se lojtarët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndodh në Kosovë, trajnerët janë më të paguar se lojtarët

Trajnerët në Kosovë paguhen më shumë se lojtarët. "Si askund tjetër në botë, këtu trajnerët paguhen më shumë se futbollistët! Rroga e një trajneri sillet rreth 500 euro, derisa ajo mesatare e lojtarëve nuk shkon më shumë se 300-350 euro.trepca Njohësit e futbollit thonë se kjo ndodh për shkak të mungesës së profesionalizmit nëpër klube dhe mungesës së trajnerëve në treg", shkruante dje gazeta "Zëri" në Kosovë.

Në ndryshim nga vendet e tjera, ku lojtarët paguhen më shumë se trajnerët, në Kosovë ndodh e kundërta. "Te ne ndodh ky fenomen sepse shumica e klubeve nuk janë profesionale.

Ndoshta edhe në Europë kemi ndonjë trajner më të paguar se ndonjë lojtar, por jo në klubet e mëdha siç janë Real Madrid, Barcelona etj. Paramendoni të jetë trajneri më i paguar se Ronaldo, Mesi apo Ibrahimovic! Kjo do të ishte e pakuptimtë. Normal që edhe ata trajnerë duhet të paguhen, siç paguhen me shuma të mëdha, por jo më shumë se futbollistët kryesorë", u shpreh trajneri Arsim Plepolli.

Ndërsa Abedin Zeka, kryetar i Trepçës '89, insiston se në Kosovë ka mungesë të trajnerëve, prandaj ndodh që, ata të cilët i marrin në dorë klubet, kanë paga kryesisht më të mëdha se lojtarët e tyre.

"Ka edhe futbollistë që paguhen më shumë se trajnerët, por në përgjithësi trajnerët në futbollin kosovar kanë paga më të mëdha sesa lojtarët. Ndoshta është arsye e mungesës së trajnerëve, nuk ka shumë trajnerë në treg", nënvizoi Zeka.

Sipas tij, kjo ndoshta është trashëguar nga ish-trajnerët e kohës së komunizmit. Ai shton se trajnerët në vend nuk thonë ndonjëherë, "po punoj 2-3 herë në muaj prej vullnetit, pa para". "Trajnerët s'kanë përgjegjësi, edhe nëse e humbin titullin nuk japin përgjegjësi. E në ndërkohë ankohen se janë të pambrojtur", përfundoi Zeka.