Bajerni fiton trofeun kur sfidon Benfikën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas kualifikimit të jash tëzakonshëm ndaj Ju ventusit duket se Bajernit i ka buzëqeshur fati në çerekfinale. Pasi hoqën qafe kampionen e Italisë, tani i vjen radha një tjetër kampioneje. Ajo do të jetë kampionia e Portugalisë, Benfika.
Historia favorizon aq shumë Bajernin, saqë në fund i jep trofe. Kjo ka ndodhur si në sezonin 1975- 1976, kur u përballën në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, dhe në fund fituan trofeun, ashtu edhe në sezonin 1995- 1996 kur u përballën në 1/8-at e Ligës së Europës dhe në fund fituan ish-Kupën UEFA.
Ndërsa në sezonin 1980-1981, u përballën në 1/8-at e Ligës së Kampioneve kur Bajerni u kualifikua deri në finale, të cilën e humbi ndaj Aston Vilës. Bilanci i Bajernit me ekipin portugez është më se pozitiv: 4 fitore dhe 2 barazime kundrejt një golavarazhi 16 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.
Pas 21 vitesh erdhi momenti që të dy klubet të përballen sërish. Bilanci në ndeshjet brenda fushe të bavarezëve kundër portugezëve është: 9 fitore, 2 barazim dhe 1 humbje. Në nëntë përballjet me skualifikimit direkt, Bajerni është kualifikuar më tej.
Ndërsa bilanci i Benfikës kundër ekipeve gjermane është: 12 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje. Në Lisbonë bilanci është: 10 fitore, 7 barazime, 2 humbje dhe në Gjermani është: 2 fitore, 6 barazime, 13 humbje.
Benfika ka fituar 5 nga 7 ndeshjet e fundit në "Da Luz". Pep Guardiola - Suksesi ndaj "Zonjës" pritet t'i japë një dorë edhe në ndeshjen ndaj Këlnit në transfertë. Trajneri Pep Guardiola parashikon ndryshime në formacion, por kurrsesi të neglizhojë apo vetëkënaqet nga kualifikimi në çerekfinale.
"Detyra jonë është të shkojmë në Këln për të fituar. Patjetër që më duhet të bëj ndryshime, pasi shumë prej lojtarëve kanë luajtur mjaft dhe ndihen të lodhur.
Shorti? Nuk doja të përballesha me Mançester Sitin në këtë fazë. Benfika dhe çdo rival tjetër ishte i mirëpritur. Vlerësimi dhe respekti ndaj kundërshtarëve është maksimal. Nuk mund të quhemi arrogantë kur duam të jemi pjesë e finales dhe të mundësojmë fitoren e tripletës, edhe pse do të jetë shumë e vështirë", tha Pep