Metush Seferi: Halilin e çoj në gjyq, do ta kallëzoj për shpifje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Metush Seferi ka reaguar pas akuzave të bëra nga Refik Halili pak ditë më parë në emër të tij. Me anë të një letre të dorëzuar dje në redaksinë e "Panorama Sport", ish-presidenti ka deklaruar se do ta kallëzojë penalisht Halilin për shpifje.
Ja letra e plotë
Reagim i domosdoshëm ndaj deklaratave të 'shpifësit' Halili Duke marrë shkas nga intervista e dhënë nga z. Halili në emisionin 'Ora Skaner' të gazetarit G.Çarçani, ndiej detyrimin në radhë të parë si qytetar, por mbi të gjitha si ish-president i TIRONËS dhe tifoz i saj, të sqaroj:
Për sa i përket çështjes sime, të gjitha deklaratat e thë- na nga z. Halili janë shpifje. Së pari, unë nuk jam as mik e as shok me z. Halili, prandaj në ditët e ardhshme do të ketë një kallëzim në Gjykatën e Tiranës për shpifje ndaj personit tim për z. Halili.
I bëj me dije z. Halili që nëse unë mund të krenohem me fitimin e 6 trofeve në 5 vite drejtim (të cilat z. Halili i mban mes trofeve të tjera më krenari pas shpine gjatë intervistave të dhëna në 'Vila Gold'), si dhe pasardhësve të mi Lutfi Nuri e Elsayed, që vazhduan po me trofe, që në momentin kur në krye të Tironës mbeti i vetëm z. Halili, e vetmja gjë për të cilën mund të 'krenohet' janë çështjet e panumërta të gjyqeve të humbura e detyrimet e palikuiduara ndaj futbollistëve të tij e të tretëve.
Dhe, së fundi, si tifoz i Tironës, ndiej keqardhje për gjendjen dhe menaxhimin aktual të ekipit tonë. Në rast se unë e pasardhësit e mi kemi trashëguar në skuadër gjakun bardheblu si në drejtim e në fushë me emra si: E.Shehu, F.Frashëri, S.Hyka, A.Mema, Sh.Muça, S.Mema, M.Baçi, A.Nallbani, A.Minga, A.Kola, K.Alimehmeti, A.Stoja, B.Nallbani, A.Mema, F.Riza, I.Fortuzi. Kush e përfaqëson sot gjakun bardheblu si në drejtim e në fushë, z. Halili???.