Tifozët, skuadra dhe drejtori kërcejnë me kore kundër Tiranës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbi 200 tifozë të Partizanit kanë qenë dje të pranishëm në kompleksin stërvitor të Kamzës në kohën që të kuqtë po kryenin përgatitjet e radhës.
Prania e tifozëve në stërvitje ishte konceptuar si një mesazh mbështetjeje ndaj lojtarëve, por edhe si një falënderim për paraqitjen që ekipi bëri ndaj Skënderbeut, ndonëse rezultati nuk ishte favorizues.
Tifozët dhe skuadra nuk ndihen të dorëzuar, prandaj ata do ta vijojnë betejën për titull deri në fund. Në fund të seancës lojtarët janë afruar te tifozët duke i përshëndetur dhe në fund lojtarë, staf teknik dhe drejtues kanë kërcyer së bashku nën ritmet e koreve të tyre ndaj Tiranës dhe Teutës.
Drejtori Dervishi me sinqeritet e ka pranuar me kohë se në të shkuarën ka qenë dashamirës i Tiranës, por në kohën që ultrasit po këndonin refrenin: "Kush s'kërce është... bashkie", drejtori me të qeshur u çua duke kërcyer.