e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Ndeshje e barabarte, por ne jemi te jashtezakonshem'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Ndeshje e barabarte, por ne jemi te jashtezakonshem'
Trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Visente del Boske, i ka përgëzuar të gjithë futbollistët e tij. “Dua ta nis deklaratën duke përgëzuar djemtë e mi. Janë të jashtëzakonshëm! Ndaj një kundërshtari shumë të fortë, ne ia dolëm mbanë që të kualifikohemi, – tha tekniku spanjoll. – E patëm të vështirë që të dilnim në lojën tonë, pasi Portugalia ishte mjaft e përgatitur fizikisht dhe ushtronte presing te çdo lojtar që kishte topin në zotërim. Kjo na pengoi të realizonim atë që synonim në fushë, por gjithsesi u mbrojtëm mirë. Ndeshja ishte e barabartë për të dyja skuadrat, pasi neutralizuan lojën e njëratjetrës.

Ndërsa te penalltitë ne u treguam më të qetë dhe të zotë, ndaj siguruam edhe finalen”, – shtoi ai. Për sa i përket mënyrës se si gjuajti Serxhio Ramos, del Boske komentoi: “Tregoi siguri në vetvete. Unë vura re se portieri portugez hidhej para kohe dhe mbulonte vetëm krahët, pra ishte gjithashtu një gjuajtje e logjikshme”. Sa i përket rivalit për në finale, ai tha: “Nuk më intereson kush do jetë. Duhet të mendojmë që të fitojmë energjitë e humbura gjatë ndeshjes me Portugalinë”.