Italia beson ne te kaluaren, Gjermania ne te tashmen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy tema kanë dominuar në përgatitjet për gjysmëfinalen e dytë të “Euro 2012″ – frika dhe hakmarrja. Në disavantazh për shkak të pushimit dy ditë më të shkurtër, pa përmendur këtu vendosjen e ndeshjes me penallti, italianët gjejnë forcën në bilancin e tyre të mrekullueshëm kundër Gjermanisë, që ka dështuar të mposhtë “azurët” në të shtatë ndeshjet e kaluara në turne të mëdhenj.
Njeriu i momentit, Andrea Pirlo, thotë: “Ata frikësohen nga ne. Ne jemi në një nivel me Spanjën”.
Pirlo dhe portieri Gianluigi Buffon janë të vetmit të mbijetuar nga ekipi i Italisë që startoi në ndeshjen e fundit garuese kundër Gjermanisë, të cilën italianët e fituan me rezultatin 2:0, për t’u kualifikuar në finale të botërorit të vitit 2006. Sulmuesi me përvojë i Gjermanisë, Miroslav Klose, pranon se humbja në Dortmund ishte “traumë”, ndërsa kapiteni Philipp Lahm ende e kujton atë ndeshje: “natyrisht që ne e kemi ende në mendje”. Por, trajneri Joachim Loew, që ishte asistent i Jurgen Klinsmannit atë kohë, refuzon të kthehet në të kaluarën.
“Në futboll nuk ka shumë gjëra për hakmarrje. Ndeshjet e kaluara nuk kanë absolutisht rëndësi për ne apo për lojtarët tanë të rinj, që mund t’i dinë gjërat vetëm nga historia”.
Nëse ndonjë skuadër nuk duhet të ngarkohet me dështimet e së kaluarës, atëherë është kjo aktualja e Gjermanisë. Është skuadra më e re e Gjermanisë që është paraqitur ndonjëherë në evropian. Këto këmbë të reja duhet të sigurojnë Loewin se nuk do të vrapojnë kot, si këmbët e lojtarëve të Anglisë, viktimës së Italisë në çerekfinale. Për të mos u detyruar që të vrapojnë pas italianëve, gjermanët duhet të jenë të suksesshëm aty ku nuk ishin anglezët – të sajojnë dhe t’i përmbahen një plani për ndalje të Pirlos. Organizatori 33-vjeçar i lojës së italianëve ka kompletuar 117 pasime të dielën, më shumë se katër mesfushorët startues të Anglisë.