'Duhet te kishim fituar per 90 minuta'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin, por edhe ndihet krenar për paraqitjen e Portugalisë. Paulo Bento mundohet t’u ngrejë moralin lojtarëve të tij: “Ne kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer, pasi u kualifikuam në një grup me Gjermaninë, Holandën e Danimarkën. Eliminuan Çekinë dhe humbëm me penallti ndaj Spanjës.
Mendoj se arritëm të ishim më superiorë për 90 minuta në ndeshjen e sotme (dje), madje me pak fat do kishim fituar. Vetëm në kohën shtesë spanjollët dominuan në zotërimin e topit, por pa mundur që të krijojnë raste të pastra për shënim. Jemi të gjithë krenarë, pasi po largohemi me kokën lart. Duhet të mendojmë që të vazhdojmë punën e nisur, pasi jam i bindur se ky grup lojtarësh do fitojë një trofe të rëndësishëm”, – tha Bento.