'Ishim me te miret, e meritonim ne finalen'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kristiano Ronaldo nuk arriti të shkëlqejë apo të vulosë i vetëm takimin, gjithsesi Portugalia bëri një paraqitje mjaft të mirë. “Jemi të zhgënjyer. Ishim superiorë në fushën e lojës dhe dominuan kundër Spanjës, pavarësisht se luanim ndaj kampionëve në fuqi.
Merituam plotësisht që të shkonim në finale, por fati nuk ishte me ne”, tha Ronaldo. Ai përgëzon gjithsesi shokët e skuadrës: – “Të gjithë duhet të jemi të kënaqur. Nuk jemi larguar se luajtëm dobët, por sepse fati ndihmoi ekipin kundërshtar te gjuajtjet e penalltive. Moralisht ne duhet të ndihemi finalistë të këtij kompeticioni”, përfundoi ylli i Kombëtares portugeze, i cili nuk pati shansin që të gjuajë penalltinë e fundit.