e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ndaj Partizanit/ Idrizi kërkon mosprani të policëve te tifozët dhe kritikon Currin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndaj Partizanit/ Idrizi kërkon mosprani të policëve te tifozët dhe kritikon Currin

Klodjan Xhelilaj ka shpërthyer në lot para fillimit të ndeshjes së djeshme. Portieri i Flamurtarit është përlotur teksa u zhvillua ceremonia e nderimit të tifozit Mikel Selmamaj, që është edhe kushëriri i tij. - idriziGazeta ka zbuluar se administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kërkoi nga Policia e Vlorës para ndeshjes që të kishte një pjesëmarrje të ulët të punonjësve të policisë në stadium, pas ngjarjes së fundit. Për t'u theksuar ishte fakti se shumë punonjës policie dje kanë qenë civilë, ndërsa në krye të tyre ishte vetë shefi i komisariatit, Behar Caka.

-Sinan Idrizi takoi trajnerin Ramadani pas barazimit 1-1 me Partizanin. Pas ndeshjes, Idrizi përgëzoi teknikun për rezultatin, por edhe për reagimin e ekipit pas ndodhive të mesjavës. Po ashtu, në hollin e stadiumit, administratori takoi edhe Debatik Currin, të cilit i tërhoqi vëmendjen pas replikës me gjyqtarin, teksa u ndëshkua me të kuq. "Ju nuk duhet të veproni ndaj vendimeve të gjyqtarëve. Qëndroni të qetë", u shpreh Idrizi.

-"Flota Kuqezi" largohet nga stadiumi. Pas golit të shënuar nga Partizani, ultrasit vlonjatë janë larguar të mërzitur, ndërsa tifozët e Partizanit kanë qëndruar edhe pse mes shiut. Si zakonisht, ultrasit e kuq e vijojnë ritualin e tyre në mbështetje të ekipit nga minuta e parë deri në fund, duke sfiduar kushtet atmosferike dhe situata që prodhon ekipi në fushën e lojës.

-Fusha e stadiumit "Flamurtari" nuk ishte në gjendje të mirë. Ajo mbante ujë dje, ndikuar edhe nga reshjet e shiut të rëna gjatë gjithë ditës.

-Flamurtari e festoi me ëmbëlsira dhe banane barazimin me Partizanin. Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, lojtarëve dhe stafit teknik u janë shpërndarë ëmbëlsira dhe banane. -Në fund të ndeshjes drejtuesit e Partizanit kanë vënë ultimatum ndaj ekipit që situata të tilla të mos përsëriten më.