e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ndaj Flamurtarit/ Partizani, me sytë nga Sukaj dhe Kukësi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndaj Flamurtarit/ Partizani, me sytë nga Sukaj dhe Kukësi

Dhjetë ndeshjet e ka mpionatit në 2016-n nuk kanë qenë shumë produktive për Partizanin, pasi pesë barazimet kanë bërë që diferenca me Skënderbeun e vendit të parë të shkojë në 6 pikë.sukaj1 (2) Pas thellimit të distancës, që erdhi pas përfundimit të ndeshjes me Laçin, 0-0, fjala "dorëzim" konsiderohet e palejuar në kampin e kuq. Prandaj në tetë ndeshjet e mbetura kërkohet maksimumi.

"Demat" presin shumë nga përfundimet e javës së 29- të, ku para se të zbresin në fushën e stadiumit të Vlorës, mirëpresin ndonjë dhuratë nga Kukësi, i cili në shtëpi pret Skënderbeun.

Në dallim nga java e shkuar, sot është radha e Partizanit që të luajë pas përfundimit të ndeshjes së rivalit. Sido që të dalë rezultati i ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, që do të nisë në orën 16:00, Partizanit i duhet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e fitimit të titullit.

Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, gjatë javës stërvitore pothuajse të gjithë protagonistët kanë deklaruar se presin frenimin e korçarëve në stadiumin "Zeqir Ymeri". Partizani pret shumë nga kuksianët, por, së pari, ata duhet të bëjnë detyrën, ku ndryshimi kërkohet në vijën sulmuese, pasi protagonistët e këtij reparti ka kohë që nuk kanë dalë në skenë.

Xhevahir Sukaj - Bomberi shkodran, Xhevahir Sukaj, është golashënuesi më i mirë i Partizanit në kampionat me 12 gola në 28 javë. 28-vjeçari ka disa javë që po "agjëron", pasi nuk shënon që nga derbi i 4 marsit. Sukaj ka qenë promotori i fitoreve të Partizanit në startin e sezonit dhe ai Xhevahir kërkohet edhe në 8 ndeshjet e mbetura.

Gjatë kësaj periudhe shkodrani nuk ka qenë në kondicionin e duhur, pasi dëmtimet kanë ndjekur njëritjetrin. Edhe java stërvitore për Flamurtarin nuk ka nisur mbarë për sulmuesin, pasi, për shkak të dëmtimit që mori në Laç, i është bashkuar me vonesë grupit.

Gjithsesi, Sukaj është rikuperuar në kohë dhe të gjithë i mbajnë sytë nga golashënuesi kryesor. Statistikat tregojnë se kur shënon Sukaj, Partizani nuk humbet asnjëherë. Sot të gjithë presin nga bomberi shkodran. Stevan Raçiç nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i dëmtuar në kaviljen e këmbës së djathtë. Nëse Sukaj është në ditën e tij, atëherë edhe Partizani mund të dalë i buzëqeshur nga Vlora.