e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dhunë në futbollin kosovar, arrestohet Liridon Leci

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dhunë në futbollin kosovar, arrestohet Liridon Leci

Futbollisti i Hajvalisë është përfshirë në një moment dhune në futbollin e Kosovës. Liridon Leci është arrestuar pas ndeshjes Hajvalia-Drita. "Tjetër skandal në stadiumin e Kizhnicës.leci Kësaj radhe jo nga tifozët, por nga futbollisti vendas Liridon Leci, i cili është futur në dhomat e zhveshjes për të sulmuar vëzhguesin e ndeshjes, Rasim Gimolli. Leci, i cili nuk ishte i regjistruar fare në protokollin e ndeshjes, e ka sulmuar Gimollin, mirëpo menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit që e kanë arrestuar", shkruan "Gazetaolle".

Mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrave shqiptare Besa, Flamurtari, Vllaznia e Kastrioti. Mësohet se gjyqtarët e ndeshjes, për disa minuta, kanë qenë të ngujuar në dhomat e zhveshjes në Kizhnicës duke pritur të qetësohet situata. Dueli ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës u mbyll me shifra të pastra 0-0.