Ekipi holandez përqesh Realin dhe Ronaldon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekipi i ligës së dytë holandeze, Almere City FC, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar pas një triumfi. Ata pozuar në dhomat e zhveshjes në të njëjtën mënyrë si Real Madridi pas fitores në "El Clasico".
Ajo që bie në sy është se përkrah lojtarëve të skuadrës holandeze është edhe një djalosh, i zhveshur, vetëm me mbathje të bardha i cili e ka fryrë barkun në momentin e fotos, për të ironizuar me CR7.